Fjalë Kyçe

Kessie pritet të largohet nga Milan, Barcelona ka gati telefonin

Kessie pritet të largohet nga Milan, Barcelona ka gati telefonin

Franck Kessie me shumë gjasë do të largohet nga Milan dhe destinacioni më i mundshëm është ‘Camp Nou’.

Mesfushori nga Bregu i Fildishtë, Franck Kessie pritet të largohet nga Milan, me rrugën e tij që duket se e çon te Barcelona.

Barca janë një nga klubet më të interesuara për Kessie dhe lojtari do të vendos muajin tjetër nëse do t’i bashkohet ose jo, përcjell lajmi.net.

Sipas Calciomercato, mesfushori do të largohet nga Milan kur kontrata e tij të skadojë – pra në fund të këtij sezoni.

Ai nuk është i interesuar të nënshkruajë marrëveshje të re dhe duket se do të largohet nga Italia, përkundër interesimit nga Inter.

Edhe Tottenham janë në mesin e skuadrave që interesohen për nënshkrimin e tij.