Xhudisti kosovar, Shpati Zekaj është mposhtur në çerekfinale të European Open që po mbahet në Sarajevë të Bosnjë dhe Hercegovinës.
Ai në çerekfinale u mund me IPPON nga xhudisti italian, Enrico Bergamelli.
Përkundër humbjes, Shpati Zekaj ka ende mundësi të fitojë medaljen e bronztë përmes repesazhit.
Ai fillimisht do të përballet me xhudistin britanik, Rhys Thompson. Në rast fitoreje, Zekaj do të kishte edhe një luftë tjetër për t’u stolisur me medaljen e bronztë, përcjell express.
Kujtojmë se Loriana Kuka është kualifikuar në gjysmëfinalen në kategorinë deri në 78 kilogramë, kurse Arbër Kullashi u eliminua në luftën e parë.