Loriana Kuka e ka fituar medaljen e artë në Sarajevo European Open 2022, pasi e mundi në finale xhudisten italiane Linda Politi të dielën.
Xhudistja kosovare Kuka është kampione e European Open 2022 në kategorinë -78 kilogramë.
Pas një lufte të barabartë në kohën e rregullt dhe me asnjërën xhudiste në gjendje të shënojë pikë, fituesja e medaljes së artë u desh të përcaktohej me atë që njihet si pika e artë.
Kosovarja ia doli të shënojë pikë të artë ëaza-ari për ta mposhtur italianen pas një minute 49 sekondave.
Kuka, për të cilën kjo ishte medalja e parë këtë vit, e nisi garën duke e kaluar rrethin e parë pa luftë.
Por 24-vjeçarja, e 32-ta në botë, ishte e pandalshme në katër luftërat gjatë rrugës së saj drejt medaljes së artë në Bosnje, transmeton express.
Kuka vuajti për ta kaluar turken Serdem Daharli në një luftë të ashpër në rrethin e dytë.
Pastaj asaj iu deshën vetëm 24 sekonda për ta mundur Lieke Derks nga Holanda në cerekfinale.
Një betejë tjetër e vështirë e priti kosovaren në gjysmëfinale kundër kroates Petrunjela Pavic të cilën e përgjaku për ta siguruar finalen në fund.
Kosova u përfaqësua edhe nga Shpati Zekaj dhe Arbër Kullashi në këtë garë, të cilët nuk ia dolën të fitonin medalje.
Derisa Zekaj ishte afër medaljes së bronztë, Kullashi u rrëzua nga gara shumë herët.