Dikur ishte gjëja më e zakonshme kur bëhej fjalë për bashkimin e çifteve, si dhe martesat e djemve e vajzave.
Por sot, dukuria e mësitnisë është shumë më pak e shprehur nëse bëjmë krahasime me vitet e shkuara.
Kjo po ndodh si pasojë e kohëve moderne, thotë Enver Dajaku nga Skenderaj, ndryshe i njohur si “Mësiti popullor”.
Ai thotë se i ka rënë puna pasi rinjtë po synojnë të martohen më tepër jashtë vendit.
“Brenda ditës i kam deri në 20 kërkesa, por ka rënë numri në Kosovë sepse kanë interesim më shumë për jashtë. Iu kisha bërë apel të rinjve të Kosovës që të mos e lëshojnë Kosovën. Kërkesa ka më shumë të gjinisë mashkullore, sidomos djemtë tanë që kanë shkuar në shtetet perëndimore, bëjnë më shumë kërkesa. Arsyetohen edhe ata djem, 90 për qind e fejesave po shkojnë në perëndim”, deklaroi për KTV-në shkuesi nga qyteti i Skenderajt.