Mbrojtësi i PSG-së, Marquinhos ka dhënë mendimin për të ardhmen e bashkëlojtarit Kylian Mbappe.
Francezit i skadon kontrata në verë, ndërsa vazhdon të jetë i lidhur me kalimin te Real Madrid, transmeton lajmi.net.
Braziliani ka thënë se Mbappe është i lumtur në Paris dhe që vetë do vendos për të ardhmen, kur të vjen momenti i duhur.
“Ne mundohemi që Mbappe të jetë sa më qetë të jetë e mundshme. Edhe në tërë këtë situatë, ai ndihet mirë”.
“Mbappe është i lumtur që është këtu me ne, pastaj do ketë vendimet e veta për të bëra”, deklaroi ai.
Ndërkohë, nesër PSG-në e pret një sfidë e vështirë ndaj Real Madridit.