Fjalë Kyçe

E pazakontë, 26-vjeçarja martohet me një tapet

E pazakontë, 26-vjeçarja martohet me një tapet

Një dasmë e pazakontë ka ndodhur. Një 26-vjeçare ka vendosur ta bashkojë jetën e saj me një tapet.

Becky Cox u vesh me të bardha dhe u martua me tapetin, të cilin e ka quajtur Matt. Ceremonia i kishte të gjitha detajet, prift, fustan nusërie, të ftuar.

Sipas 26-vjeçares, ajo e bleu këtë tapet një vit më parë dhe vendosi t’i tregojë se sa shumë e do. Në të njëjtën kohë shtoi se ndjen gëzim të pakufishëm duke e parë dhe duke e pastruar.

26-vjeçarja u largua nga dasma duke u përqafuar me tapetin, shkruan abcnews.

“Mund të përqafohesh”, vuri në dukje prifti pas ceremonisë dhe 26-vjeçarja me përqafimin në tapet u largua nga ceremonia ndërsa të ftuarit e spërkatën me petale trëndafili. Lajmi bëri xhiron e botës siç e shohim në fotot e mëposhtme.