Iluzioni optik që qarkullon në internet ka çmendur të gjithë përdoruesit, pasi u shkakton një “dhimbje” koke ndërkohë që u teston qëndrueshmërinë.
Në veçanti, iluzioni vizual që dikush ngarkoi në llogarinë e tij personale në Twitter nuk vonoi shumë të bëhej virale pasi përgjigjet ishin të shumta.
Imazhi tregon një numër pjesërisht të fshehur në një rreth të zi dhe gri me vija. Shikuesit pyeten nëse shohin një numër dhe nëse po, cili është ai, përcjell abcnews. Vijat janë renditur në spirale të pabarabarta, duke e bërë numrin edhe më të vështirë për t’u gjetur.
Shumica dërrmuese janë përgjigjur se shohin numrin 45283 dhe pyesin veten nëse ka kurth, ndërsa ka nga ata që janë përgjigjur se shohin numrin 528.
Por, në fakt, përgjigja është më e madhe, pasi janë 7 shifra të plota, numri 3452839. Është e kuptueshme që iluzioni funksionon në atë mënyrë që të shkaktojë vështirësi.