Fjalë Kyçe

Rasti më i çuditshëm në karrierën e Giresse: Sheiku u fut në fushë dhe detyroi gjyqtarin t’ia anulonte golin

Rasti më i çuditshëm në karrierën e Giresse: Sheiku u fut në fushë dhe detyroi gjyqtarin t’ia anulonte golin

Alain Giresse me shumë gjasë sot emërohet si trajner i kombëtares së Kosovës.

Francezi 69 vjeçar ka arritur mbrëmë në Prishtinë dhe FFK ka paralajmëruar konferencë shtypi për sot në ora 13:00.

Para se Giresse të emërohet si trajner i ri i kombëtares së Kosovës, lajmi.net ua përcjell një prej momenteve më të çuditshme në karrierën e tij prej futbollisti.

Bëhet fjalë për një ndeshje të vitit 1982, mes Kuvajtit dhe Francës, të cilën ‘Trekolorët’ e fituan me rezultat 1:4.

Teksa luhej minuta e 80’ e ndeshjes dhe Franca ishte në epërsi me tri gola, Alain Giresse gjeti golin që do të ishte i pesti për francezët, përcjell lajmi.net. Pas golit të Giresse, lojtarët e Kuvajtit u ankuan te gjyqtari se kishin dëgjuar një vërshëllimë dhe kësisoj ishin ndaluar për të mos e penguar francezin.

Kur pa lojtarët e tij tek ankohen, edhe sheiku Fahad Al Ahmad Al Sabah iu afrua gjyqtarit sovjetik, Miroslav Stupar për t’i drejtuar ankesat.

Pas shumë konsultimeve, Stupar anuloi golin edhe me ndikim të sheikut Fahad.

Kjo vazhdon të jetë një nga ngjarjet më kontroverse në botën e futbollit.

Ditëve të sotme është normale që goli të anulohet pas disa minutave, kur edhe aplikohet VAR – por në kontekstin e atëhershëm, ngjarja ishte diçka e jashtëzakonshme.