Christian Panucci ka folur për mundësinë e Shqipërisë që të kualifikohet drejt Kampionatit Evropian.
“Franca është favorit për këtë grup dhe ne duhet të bëjmë diçka të veçantë për të mundur Islandën dhe Turqinë”, tha fillimisht ai.
“Të luash me Francën është një ndeshje e vështirë por e rëndësishme”, vijoi ai.
Si do kualifikohet Shqipëria?
“Fillimisht duhet të kemi një grup të plotë lojtarësh, pasi kohët e fundit kemi vuajtur nga mungesat dhe në Ligën e Kombeve kemi qenë të privuar nga kjo. Nëse mendojmë kualifikimin duhet patjetër të mundim Islandën dhe Turqinë. Grumbullimi i lojtarëve është çelësi i suksesit pasi uroj që t’i kemi të gjithë në dispozicion dhe mos kushtëzohemi nga zgjedhjet”
“Nuk ka ditë që nuk e mendoj kualifikimin e Shqipërisë në Evropian. Dua që edhe kur mos jem në krye të Shqipërisë të kujtohem nga të gjithë si një trajner serioz që ka pas respekt për shqiptarët dhe Shqipërisë. Urimi është që të kemi një sukses drejt Evropianit”, përfundoi Panucci.
Gjithashtu Panucci foli edhe për jetën private të tij, për bashkëshorten dhe djalin e tij Huan.