Fjalë Kyçe

“Jo luftë”, sportistët bëhen bashkë kundër sulmit rus në Ukrainë

“Jo luftë”, sportistët bëhen bashkë kundër sulmit rus në Ukrainë

Futbollistët dhe sportistët në përgjithësi janë bërë bashkë me një thirrje të vetme: “Jo luftë” pasi Rusia e nisi sot një sulm ushtarak tokësor dhe ajror ndaj Ukrainës.

Futbollisti i Manchester Cityt, Oleksandr Zinchenko ishte më i zëshmi, pasi e akuzoi presidentin rus, Vladimir Putin dhe uroi që ky i fundit ta ketë një vdekje me plot dhimbje.

E kundër luftës ka dalë edhe legjenda ukrainase, Andriy Shevchenko, i cili e ka bërë një postim në rrjetet sociale duke u lutur që të mos ketë pasoja, shkruan Express.

Ndërkaq, edhe futbollisti tjetër, Roman Yaremchuk e shprehu krenarinë e tij që është ukrainas dhe ia dha mbështetjen e plotë vendit të tij pas tensioneve të sotme.

Ata urojnë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Perëndimi t’i dalin në mbrojtje Ukrainës, e cila u sulmua nga agresori rus.

Kundër luftës së nisur nga presidenti i shtetit të tij ka dalë edhe futbollisti rus, Fedor Smolov, i cili shkroi sot në “Instagram: “Jo, jo luftë”.


Edhe sportistët tjerë në mbarë botën e kanë shprehur shqetësimin e tyre për nisjen e luftës në Ukrainë, duke i dhënë mbështetje këtij shteti.

Shumë sportistë të huaj janë ngujuar në shtëpi ose hotele në Ukrainë, me shpresën që shumë shpejt do të ikin prej aty për të shkuar në vendet e tyre.