Lionel Messi e Kylian Mbappe kanë dhuruar spektakël në ‘Parc des Princes’, kundër St.Etienne.
Paris Saint Germain ka shënuar fitore të lehtë kundër St.Etienne, me rezultatin 3:1, shkruan lajmi.net.
Messi e Mbappe u përkujdesën që në ‘Parc des Princes’ t’i japin tri pikë skuadrës së tyre.
Bouanga kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 16’, por presioni i madh i vendasve shkriu këtë epërsi.
Lionel Messi bëri një asistim brilant në minutën e 42’, kur Kylian Mbappe dërgoi topin në rrjetë për 1:1.
I njëjti kombinim doli në skenë edhe në minutën e 47’, përsëri me Messi si asistues e Mbappe shënues.
Mbappe bëri edhe asistuesin në këtë ndeshje, kur në minutën e 52’ dha një super pasim për Danilo që dërgoi topin në rrjetë, me një goditje me kokë.
PSG shkon tashmë në 62 pikë për pozitën e parë në Ligue 1, kurse St.Etienne mbetet me 22 pikë në pozitën e 16.
Paraqitja e PSG alarmon skuadrën e Real Madrid, që në Champions League do të luajë ndeshjen e kthimit ndaj PSG. Francezët gëzojnë epërsi minimale ndaj madrilenëve pas ndeshjes së parë.