Edhe Federata e Futbollit e Zvicrës ka marrë vendim që të mos luajë asnjë ndeshje ndaj Rusisë, pasi shteti rus tash e disa e pesë ditë është duke tentuar që përmes luftës ta pushtojë Ukrainën.
Federata zvicerane ka dënuar sulmet ndaj Ukrainës, duke shtuar se janë të shqetësuar për njerëzit e prekur në Ukrainë, veçanërisht për Federatën e Futbollit të Ukrainës dhe të gjithë anëtarët e saj, shkruan Gazeta Express.
Kësisoj, SFV bëri të ditur se mbështet qëndrimin e federatave të Polonisë, Suedisë dhe Republikës Çeke, të cilat kërkojnë përjashtimin e Kombëtares së Rusisë nga play-off-i për Kupën e Botës “FIFA 2022” në Katar.
Federata e Futbollit e Zvicrës shtoi gjithashtu se ky pozicion i tyre është i panegociueshëm.