Samuel Nikaj është një nga ata trajnerë të rinj të cilët në vitet e fundit kanë marrë lëvdata si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë për punën që ka bërë.
“Eksperti i ngjitjeve” në elitë, ka bërë edhe këtë vit mrekullinë e radhas, pas asaj me KF Flamurtarin e Prishtinës në Kosovë dhe Kastriotin në Shqipëri.
Së fundmi Nikaj ngjiti KF Vushtrrinë në elitën e futbollit kosovar në edicionin e fundit.
Por trajneri i njohur sot me anë të një njoftimi në rrjetet sociale ka njoftuar se nuk do të jetë më pjesë e skuadrës nga Vushtrria.
Nikaj këtë lajm e ka konfirmuar edhe në një prononcim ekskluziv për Gazetën Alo.
Trajneri i njohur ka deklaruar se ka një ofertë serioze nga një skuadër në Ligë e Parë të Kosovës.
“Kam ofertë nga njè ekip me shumë emër në Ligën e Parë. Besoj sonte do e mbyllim marrëveshjen” ka deklaruar trajneri Samuel Nikaj për Gazetèn Alo.