Skuadra e Feronikelit ka barazuar rezultatin ndaj Santa Coloma në takimin final të raundit preleminar të Ligës së Kampionëve, shkruan Gazeta Alo.
Fillimisht Skuadra mysafire ka shënuar në minutën e 51-të, por Mevlan Zeka ka barazuar në minutën e 58 për 1:1.
Kjo përballje është duke u zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe po ndjeket nga një numër i vogël i tifozëve, edhe përkundër peshës së madhe që ka kjo ndeshje. /Gazeta Alo