Fjalë Kyçe

Triumfon Kampioni i Kosovës

Triumfon Kampioni i Kosovës

Ka përfunduar përballja finale ndërmjet Feronikelit dhe Santa Coloma, shkruan Gazeta Alo.

Skuadra kampione e Kosovës ka shënuar fitore me rezultatin 2:1.

Fillimisht Skuadra mysafire ka shënuar në minutën e 51-të për 0:1, Mevlan Zeka ka barazuar në minutën e 58 për 1:1, ndërsa golin e fitores e ka shënuar bomberi i skuadrës nga Drenasi Kastriot Rexha në minutën e 87.

Duhet theksuar se skuadra e Feronikelit ishte me një lojtar më pak në fushë nga minuta 50-të, pasi Yll Hoxha u ndëshkua me kartonin e kuq.

Kjo përballje e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” ishte e vlefshme për fazen preleminare të Ligës së Kampionëve.

Në ndeshjen e radhës Feronikeli do të përballet me skuadren nga Wellsi, TNS. /Gazeta Alo