Fjalë Kyçe

Griezman në Barcelonë?

Griezman në Barcelonë?

E ardhmja e Antoine Griezmann do të jetë Barcelona.

Antoine Griezmann ka arritur një marrëveshje për kushtet e tij personale me Barcelonën, shkruan Daily Mail, përcjell lajmi.net.

Reprezentuesi i Francës e ka bërë të qartë se do të largohet nga Atletico Madrid këtë verë, dhe ‘Camp Nou’ pritet të jetë destinacioni i tij.

Griezmann tashmë është pajtuar me kushtet personale, ku do të përfitojë 17 milionë euro në sezon.

Francezi pritet të formojë një treshe të sulmit me Lionel Messin dhe Luis Suarez, të cilëve mund t’iu bashkohet Neymar.