Fjalë Kyçe

Prishtina pa sulmues në Gjibraltar

Prishtina pa sulmues në Gjibraltar

Pak fati i keq i lëndimeve, e pak inati i Llapit, do të bëjë që Prishtina të jetë pa sulmues në ndeshjen kthyese ndaj St Joseph’s.

Ndeshja e parë është mbyllur 1-1, ku fati i mungoi bardhëekaltërve, pasi e dominuan ndeshjen dhe kishin shumë raste.

Alban Shillova startoi në këtë ndeshje, ku fitoi edhe një penallti, po që u dëmtua dhe mungon zyrtarisht në ndeshjen kthyese.

Ahmed Januzi nuk është liruar nga Llapi, pasi zyrtarisht ka kontratë deri me 31 qershor, por llapjanët vazhdojnë të jenë në inat të madh me Prishtinën dhe kjo ka bërë që ai dhe klubi nga kryeqyteti të penalizohen.

I fundit është Basid Khalid. Sulmuesi luante dhe sezonin e shkuar me një dëmtim në këmbë, gjë që ende po i kushton shkruan Gazeta Sheshi.

Ai nuk është gati për ndeshjen kthyese dhe ka munguar në të shumtën e ditëve të fazës përgatitore.

Tashmë Prishtinës i mbetet që ta zgjedh njërin mes Gauthier Mankendës, apo Kreshnik Ukës për pozitën e sulmuesit qendror.

Prishtina ka punë të vështirë, por jo të pamundur për të kaluar tutje. /Gazeta Sheshi/