Gianni Infantino e ka konfirmuar se do të garojë edhe për një mandat si president i FIFA-s vitin e ardhshëm.
Këtë, ai e tha në kongresin e 72-të të FIFA-s.
“Dua t’u them se do të kandidoj për president të FIFA-s vitin e ardhëm”, ka thënë Infantino, përcjell express.
Infantino u zgjodh president i FIFA-s në vitin 2016, kurse fitoi edhe mandatin e dytë në vitin 2019.