Ekipi nga Ferizaj, Kastrioti, ka mposhtur në xhiron e fundit Prishtinën, për t’u shpallur kampion i ligës B në volejbollin për femrat.
Kastrioti e mbyll fushatën me 15 pikë në total, në vendin e parë, transmeton Klankosova.tv.
Medaljet për vashat e Kastriotit i ndau anëtari i bordit të Federatës së Volejbollit të Kosovës, Abedin Mehani.
Këtë sezon, Superligës B i bashkohen dy ekipe nga Liga e Parë, duke e çuar në tetë numrin e skuadrave pjesëmarrëse, për të luftuar sezonin e ardhshëm për avancim në Superligën A.