Fjalë Kyçe

Arrestohen edhe tre persona për dhunën në Gjilan, të cilët dyshohen se sulmuan portierin e Ballkanit

Arrestohen edhe tre persona për dhunën në Gjilan, të cilët dyshohen se sulmuan portierin e Ballkanit

Një ngjarje e shëmtuar ndodhi sot në derbin e javës së 27-të në Superligën e Kosovës në futboll, mes Gjilanit dhe Ballkanit.

Gjithçka shkoi mirë deri në minutën 90+5, kur portieri i Gjilanit, Enea Koliçi, shënoi me kokë për ta barazuar rezultatin në 1-1 dhe pastaj ky derbi mori hijeshi të keqe.

Tifozët e Gjilanit shpërthyen pas golit të barazimit. Përveç festës, ata u futen edhe në fushën e lojës dhe sulmuan brutalisht portierin e Ballkanit, Stivi Frashërin. Nga pamjet e publikuara, u pa se disa prej tifozëve e kapen nga fyti Frashërin dhe e shqelmuan direkt në kokë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, për Express ka konfirmuar se tashmë janë arrestuar edhe tre persona tjerë që kanë qenë të involvuar në këtë incident dhe të cilët dyshohet se ka sulmuar fizikisht portierin Stivi Frashëri.

Hashani gjithashtu tha se Policia është duke punuar intensivisht për kapjen edhe të dyshuarve të tjerë.