Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj bashkë me presidentin e Ballkanit, Arsim Kabashi kanë vizituar portierin Stivi Frashëri, i cli është është liruar nga spitali, pas sulmit në Gjilan.
Muharremaj thotë se Stivi do të kthehet edhe më i vendosur në fushë.
Postimi i plotë:
Stivi Frashëri, portieri i FC “Ballkani” do të kthehet edhe më i vendosur në fushë. ❤️🙏⚽️
Me Presidentin e Klubit Arsim Kabashin i uruam sonte, që fitoret bashkë me lojtarët e klubit të vazhdojnë më tutje. ✅
Secili qytetar në Komunën e Suharekës, secili tifoz i Xhebrailave, dhe secili sportdashës është sonte me Stivin.
Do të kthehemi me dashuri, me përkushtim, dhe me profesionalizëm për të qenë gjithmonë qyteti i kampionëve. 🏆🥇💪