Qytetarë të shumtë kanë dalë në rrugët e Tiranës në një manifestim për Ukrainën.
Pjesë e tij janë bërë edhe ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov, së bashku me kryebashkiakun Erion Veliaj dhe ambasadoren amerikane Yuri Kim.
Në manifestim u shfaq edhe një videomesazh i kryetarit të Bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko.
Klitschko në mesazhin e tij falënderoi Tiranën zyrtare e cila po e mbështet në këto momente të vështira vendin e tij.
“Të dashur qytetarë të Shqipërisë! E dashur Tiranë! I dashur miku dhe kolegu im, Erion! Së pari, dua t’ju falenderoj për strehimin e refugjatëve nga Ukraina, sidomos të fëmijëve tanë. E çmojmë shumë mbështetjen tuaj politike dhe ndërkombëtare. Ndihma juaj është shumë e rëndësishme për ne në këto çaste kritike. E çmojmë shumë dhe nuk do e harrojmë kurrë kush janë miqtë e vërtetë të Ukrainës! Prioriteti ynë kryesor është ta ndalojmë këtë luftë të pakuptimtë në Ukrainë, të ndalojmë vrasjen e qytetarëve.E çmojmë shumë ndihmën tuaj dhe shumë të fala nga Kievi!”
Kjo e premte shënon ditën e 44 të luftës në Ukrainë.