Pasi mediat raportuan për një video që dëshmonte abuzimin seksual ndaj një të miture nga Gjiko, ka ardhur dhe reagimi i tij.
Reperi mohon ekzistencën e videos dhe pretendon se nuk ka abuzuar me askënd.
Ai paralajmëron disa padi të tjera ndaj mediave, që sipas të cilit, po shpifin për të dëmtuar imazhin e tij.
“Nëpër gazeta po shkruan se paskam një video se kam dhunuar dikë, nëse e kanë nxirreni sepse jam kurioz me e parë. Ajo nuk ekziston sepse nuk ka ndodhur kurrë dhe nuk kam dhunuar askënd në jetën time. Prandaj, siç kam bërë paditë përpara kam me vazhduar sërish me padi për të gjithë të pavërtetat.”, është shprehur Gjiko.