Vedat Muriqi shënoi golin e vetëm në ndeshjen ndaj Atletico Madridit, duke i dhënë Mallorcas një fitore të madhe.
Mallorca triumfoi 1:0 ndaj Atletico Madridit, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 31-të në La Liga.
Goli i vetëm i ndeshjes erdhi në minutën e 68-të, kur Vedat Muriqi u tregua i saktë nga penalltia.
Ky ishte goli i tij i tretë në La Liga, kurse i dyti nga pika e bardhë.
Me këtë fitore, Mallorca shkon në kuotën e 29 pikëve në vendin e 17-të, kurse Atletico Madrid mbetet i katërti me 57./express