Gara për titullin kampion vijon të mbetet e hapur, edhe pas përballjes vendimtare mes Manchester City-t dhe Liverpool-it këtë të diel.
Dy skuadrat ndanë nga një pikë në sfidën e zhvilluar në “Etihad”, të mbyllur në barazim 2-2.
Pas ndeshje, dy trajnerët, Guardiola dhe Klopp u përqafuan ngrohtësisht me njëri-tjetrin.
Kjo është hera e parë pas 22 ndeshjeve këtë sezon, që City hap serinë e golave në një ndeshje kampionati dhe nuk arrin ta mbyllë me fitore. Megjithatë, skuadra e Pep Guardiola-s vazhdon të kryesojë renditjen me 74 pikë, ndërsa Liverpool ndjek me një pikë më pak./a2cnn