Loja mes Augsburgut dhe Mainz 05 u ndërpre për të lejuar Moussa Niakhate të prishë agjërimin e tij kur kishte arritur koha e iftarit.
Myslimanët në mbarë botën aktualisht po festojnë Ramazanin, përfshirë edhe superyllin e Real Madridit, Karim Benzema, i cili kishte agjëruar gjatë gjithë ditës përpara se të bënte një het-trik kundër Chelseat në Ligën e Kampionëve.
Mbrojtësi i Mainzit, Niakhate, po ashtu po e mban Ramazanin si pjesë e besimit të tij mysliman. 26-vjeçari e prishi agjërimin gjatë ndeshjes së skuadrës së tij javën e kaluar.
In der vorigen Woche wurde erstmals ein Bundesligaspiel unterbrochen, damit ein muslimischer Spieler kurz nach Sonnenuntergang sein Fasten während des Ramadans brechen konnte. Ein Beispiel, das Schule machen könnte.
➡️ https://t.co/5hpY9bjTId pic.twitter.com/YUwwJspLYr
— Deutschlandfunk Sport (@DLF_Sport) April 11, 2022
Në minutën e 65-të, gjyqtari i ndeshjes Matthias Jollenbeck ndërpreu ndeshjen në mënyrë që Niakhate të mund të pinte ujë. Ai u pa duke pirë nga dy shishe, me sa duket ujë dhe një pije sportive.
Pasi e prishi agjërimin, francezi falënderoi gjyqtarin Jollenbeck për këtë moment të shkëlqyer.
I love the moment the Referee temporarily stopped the Match to allowed Moussa Niakhate to break his fast right on the pitch. ❤❤❤ pic.twitter.com/YAngOfuVhq
— (@NG_Devs) April 12, 2022
Sipas SPORT, ky rast shënoi herën e parë ndonjëherë që një ndeshje gjermane e elitës ishte ndërprerë për t’i lejuar një lojtari të prishte agjërimin. Tifozët në internet e pëlqyen momentin.
Lutz Michael Frohlich, drejtor për komunikim në Komitetin e Gjyqtarëve Gjerman, thotë se ua ka apruvuar gjyqtarëve që ta ndërpresin ndeshjen, transmeton telegrafi.
“Nuk ka asnjë udhëzim të përgjithshëm në këtë drejtim, por sigurisht që ne mbështesim gjyqtarët tanë që lejojnë pushime të tilla për pije gjatë Ramazanit me kërkesë të lojtarëve”, deklaroi ai.