Napoli raportohet se do të fillojë bisedimet me Amir Rrahmanin për zgjatje të kontratës.
Forma e mirë e reprezentuesit të Kosovës ka bërë që drejtuesit e klubit italian t’ia ofrojnë atij një kontratë të re, transmeton Express.
Sipas “Corriere dello Sport”, Napoli do t’i ofrojë 28-vjeçarit kontratë të vlefshme deri në vitin 2026.
Kontrata aktuale e mbrojtësit prishtinas skadon më 30 qershor 2024.
Amir Rrahmani vlerësohet si një prej futbollistëve kyç te Napoli, teksa është shndërruar edhe në një titullar të padiskutueshëm.