Atletico Madridi mund të ndëshkohet nga UEFA për incidentin që ndodhi mbrëmë në fund të ndeshjes së kthimit çerekfinale ndaj Manchester Cityt.
Stadiumi “Wanda Metropolitano” u shndërrua në skena të dhunshme kur lojtarët u fjalosën dhe u kacafytën në mes vete në nervozë e sipër.
Dhe, këto skena të këqija dhe kaosi i shkaktuar nuk do të mbesin pa u ndëshkuar nga shtëpia e futbollit evropian.
Përleshjet vazhduan edhe në tunel pas ndeshjes, siç u pa edhe në videot e publikuara mbrëmë.
UEFA pritet ta udhëtojë inspektorin disiplinor dhe të etikës për ta hetuar në tërësi atë që ndodhi dhe do t’i presë raportet e referit dhe të delegatit të ndeshjes para se ta marrë vendimin.
Prej atyre që mund ta pësojnë keq është edhe Stefan Savic, i cili doli nga vetja dhe bëri gjeste të pahijshme dhe josportive, duke i sulmuar lojtarët kundërshtarë.
City e ruajti avantazhin e ndeshjes së parë për të shkuar tutje në gjysmëfinale, ndërsa ndeshja e mbrëmshme përfundoi pa gola.