Superliga e Kosovës do të rikthehet këtë vikend me ndeshjet e xhiros së 29-të.
Edhe kjo javë do të sjellë disa super ndeshje. Derisa dy ballafaqimet kryesore do të jenë Ballkani-Prishtina dhe Llapi-Drita.
Skuadra nga Suhareka është në formë të jashtëzakonshme, pasi në katër ndeshjet e fundit kanë po aq fitore.
Në anën tjetër, Prishtina pas eliminimit në Kupën e Kosovës, nga Llapi, do të synojë që të rikthehet te rezultatet pozitive.
Llapi-Drita do të jetë po ashtu një përballje mjaftë interesante, që do të zhvillohet këtë vikend.
“Intelektualët” janë pa humbje në pesë ndeshjet e fundit, me tri fitore dhe dy barazime, derisa Llapi me një fitore dhe dy humbje dhe po aq barazime. /Klankosova.tv/
Të gjitha ndeshjet:
Drenica-Dukagjini
Gjilani-Feronikeli
Malisheva-Ulpiana
Ballkani-Prishtina
Llapi-Drita