Pep Guardiola ka zbuluar një detaj interesant lidhur me ndeshjen ndaj Atletico Madrid.
Skuadra e Manchester City u ‘gjymtua’ në ndeshjen ndaj Atletico Madrid që ishte e vlefshme për çerekfinalen e Champions League.
Kyle Walker dhe Kevin de Bruyne pësuan lëndime gjatë atij takimi, por kishte edhe të tjerë me probleme më minore, që u identifikuan ditëve në vazhdim.
Pep Guardiola thotë se pas ndeshjes ndaj Atletico Madrid, skuadra ka kërkuar ndihmë 71 herë nga fizioterapeutët e skuadrës.
“Fizioterapeutët tanë, ata bënë 71 ndërhyrje mes ndeshjes ndaj Atletico Madrid dhe gjysmëfinales së Kupës FA”, ka thënë Guardiola, transmeton lajmi.net.
“71 tretmane. Është e vërtetë, doktorët erdhën tek unë”, shtoi trajneri i Manchester City.
Manchester City u eliminua nga Kupa FA pasi humbi gjysmëfinalen ndaj skuadrës së Liverpool.