Numri një i botës aktualisht në tenis, Novak Djokovic ka kritikuar organizatorët e Wimbledon për vendimin e tyre për të ndaluar lojtarët rusë dhe bjellorusë nga turneu i këtij viti në “Wimbledon”.
Tenisti serb e ka quajtur vendim të çmendur ndalimin e garimit për tenistët rusë e bellorusë.
Djokovic e ka përmendur edhe luftën e vitin 1999 kur Serbia humbi shpresat e saj për pushtimin e Kosovës.
“Unë gjithmonë do ta dënoj luftën. Nuk do ta mbështes kurrë luftën duke qenë vetë një fëmijë i luftës. E di se sa trauma emocionale lë. Në Serbi të gjithë e dimë se çfarë ndodhi në vitin 1999. Në Ballkan kemi pasur shumë luftëra në historinë e re. Megjithatë, nuk mund ta mbështes vendimin e Wimbledon, mendoj se është një çmenduri. Kur politika ndërhyn me sportin, rezultati nuk është i mirë” ka thënë Djokovic