Fjalë Kyçe

Tifozja kërkon ‘dhuratën e ëndrrave’, Gjilani bën befasinë duke ia plotësuar

Tifozja kërkon ‘dhuratën e ëndrrave’, Gjilani bën befasinë duke ia plotësuar

Klubi i futbollit, Gjilani ka bërë njërën nga befasitë më interesante dhe më të bukura ndonjëherë, për një nga tifozet e tij, duke ia dhuruar një fanellë me nënshkrimet e të gjithë lojtarëve të ekipit, për festen e saj të ditëlindjes.

Gjilani vazhdon të jetë njëri nga klubet më të organizuara në futbollin shqiptar e në veçanti në anën e marketingut dhe mirëmbajtjes së faqeve zyrtare.

Së fundmi, klubi gjilanas ka vendosur ta bëjë një gjest shumë interesante dhe tashmë veçse është bërë viral në rrjetet sociale.

“Nesër e kom ditëlindjen dhe ‘dhurata e ëndrrave’ kishte me qenë një fanellë e Gjilanit me nënshkrime të të gjithë lojtarëve. Po edhe një urim prej SC Gjilanit ish kon mjaftueshëm për me më bo të lumtur”, ka shkruar fansja e Gjilanit me emrin Rrezarta.

Ky postim i saj nuk ka hasur në ‘vesh të shurdhër’, pasi drejtuesit e klubit kanë vendosur t’ia bëjnë ëndrrën realitet.

Ata kanë shtypur një fanellë të Gjilanit dhe më pas e kanë nënshkruar nga të gjithë lojtarët, për t’ia dërguar më vonë si dhuratë me postë.

Të gjithë këtë ‘procedurë’ të dhuratës së veçantë, Gjilani e ka postuar në faqen e tyre zyrtare në rrjetet sociale.

“Një dhuratë e vogël për një nga mbështetëset tona. Me nënshkrimet e të gjithë lojtarëve, urime edhe një herë”, ka shkruar Gjilani në postimin e bashkangjitur me video, përcjell telegrafi.

Më vonë edhe vet Rrezarta ka bërë një postim tjetër ku ka falënderuar drejtuesit dhe ekipin për dhuratën.