Prizreni 16 ka mundur Teutën e Durrësit me rezultat 89-106 (21:16, 22:30, 17:28, 29:32), për të zënë vendin e tretë në Ligën Unike.
Fillimi i ndeshjes ishte i barabartë, por më pas durrësakët ishin më të mirë, duke pasur epërsi deri në tetë pikë, 21:13, ndërsa çereku i parë përfundon 21:16. Prizrenasit u kundërpërgjigjën në periudhën e dytë, ku arritën të barazojnë shifrat dhe shkuan në pushim me shifrat 43-46.
Basketbollistët nga Prizreni ishin edhe më të mirë në periodën e tretë, për të thelluar epërsinë, ndërsa shifrat pas 30 minutash ishin 60:74. Dhjetë minutat e fundit ishin kryesisht të barabartë dhe Prizreni 16 fitoi 89:106.
Fatmir Gashi, kryetar i KB Peja i dorëzoi çmimin Fair Play, kapitenit të Teutës, Kristi Gorea. Gashi dhe Blerim Vuniqi, anëtar i Bordit Drejtues të Ligës Unike kanë ndarë medaljet e bronztë për klubin e Prizrenit 16, përcjell telegrafi.
Nga ora 20:45 zhvillohet super finalja mes Golden Eagle Yllit.
Orari
E enjte
Teuta-Prizreni 16 (89-106)
20:45 Golden Eagle Ylli-Peja