Lideri i Superligës, Ballkani, është ndalur me barazim nga Ulpiana në ndeshjen e javës së 30-të.
Pjesa e parë ishte më atraktive sa i përket golave, pasi të dy skuadrat shënuan nga njëherë.
Egzon Qerimi shënoi fillimisht për vendasit në minutën e 20-të, kurse Meriton Korencia barazoi për mysafirët në fundin e pjesës së parë (45+4’).
Me këtë barazim Ballkani mbetet lider me 64 pikë, ndërsa Ulpiana me 25 pikë zë vendin e nëntë.