Kombëtarja e Kosovës në grupmoshat U17 ka pësuar humbje sot ndaj Italisë U17, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikimet drejt Kampionatit Evropian 2022 U17.
Kombëtarja e Kosovës U17 ka pësuar disfatë 1:0 ndaj Italisë U17.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara, Italia arriti të merrte një fitore shumë të rëndësishme në kualifikimet për Evropian 2022, shkruan lajmi.net.
Golin e vetëm të ndeshjes, dhe të fitores për “Azzurët” e rinj e shënoi sulmuesi Alessandro Bolzan, i cili me golin e tij në minutën e 75’ ia siguron fitoren italianëve.
Pas kësaj fitore, Italia zë vendin e parë në Grupin 6 me gjashtë pikë të grumbulluara, ndërsa “Dardanët” e rinj renditen në vendin e fundit me asnjë pikë të arkëtuar.