Me humbjen e sotme në shtëpi ndaj Llapit, skuadra e Feronikelit edhe matematikisht ka rënë në Ligën e Parë.
Ekipi nga Drenasi më nuk ka gjasa për mbijetesë, kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në fund të sezonit.
Ata gjenden në vendin e fundit në tabelë me 12 pikë, 21 më pak se vendi i tetë, që dërgon në play-out.
Ata në stinorin pranveror kanë luajtur vetëm me ekipin e juniorëve, pas problemeve financiare që i patën, përcjell express.
Deri tani në stinorin pranveror, Feronikeli e kanë arritur vetëm një pikë, në barazimin ndaj Ulpianës.
“Tigrat e Zi” janë shpallur tri herë kampion të Kosovës, në sezonin 2014/15, 2015/16 dhe 2018/19.