I kanë mjaftuar vetëm 6 raunde dhe i pamposhturi i peshave të rënda në boks, Tyson Fury e ka nokautuar boksierin Dillian Whyte.
Fury ishte dukshëm më i mirë që nga fillimi i meçit, duke fituar me pikë secilin prej tyre.
Whyte nuk arriti të aplikojë lojën e tij për luftë nga afër pasi Fury ishte tejet i kujdesshëm që nga fillimi.
Meçi që u përcoll me tensione pati në fitues në raundin e 6-të me një ‘upercut’ të fuqishëm nga Fury, shkruan lajmi.net
Whyte u ngrit në këmbë, por nuk ia doli të qëndrojë edhe për asnjë moment tjetër.