Kosovare Asllani ka shkëlqyer në fitoren e Real Madridit ndaj Levantes në çerekfinale të Kupës së Mbretëreshës.
Skuadra madrilene fitoi me rezultatin 1:3, duke e siguruar kështu kalimin për në gjysmëfinale të kësaj gare.
Kosovare Asllani shënoi një gol dhe regjistroi një asistim në këtë ndeshje.
32-vjeçarja shënoi në minutën e 16-të, që ishte goli i tretë për Real Madridin.
Reprezentuesja e Suedisë pesë minuta më herët asistoi te goli i shënuar Olga Carmona, teksa goli i parë u shënua nga Esther Rodriguez në minutën e nëntë, transmeton express.
Në anën tjetër, Alba Redondo e shënoi golin e vetëm për Levanten në minutën e tretë nga pika e bardhë.
| Remontada de carácter del @realmadridfem para sellar el billete a semis (1-3)
⚽️ 1-0 | @AFerrer_10 (3')
⚽️ 1-1 | @Estheeer9 (9')
⚽️ 1-2 | @7olgacarmona (11')
⚽️ 1-3 | @KosovareAsllani (16')
#CopaDeLaReina pic.twitter.com/oiJRxy8gK7— RFEF Fútbol Femenino (@somosfutfem) April 24, 2022