Fjalë Kyçe

Liverpooli shënon fitore të pastër ndaj Evertonit

Liverpooli shënon fitore të pastër ndaj Evertonit

Liverpooli ka vazhduar me fitore në Premierligë, duke e mbajtur kështu hapin me liderin, Manchester Cityn.

Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp shënoi fitore të pastër në derbin lokal ndaj Evertonit, në kuadër të javës së 34-të.

“Të Kuqtët” triumfuan me rezultatin 2:0 në “Anfield Road”, shkruan Express.

Andrew Robertson (62’) dhe Divock Origi (85’) shënuan golat e fitores për vendasit.

Liverpooli pas kësaj fitore ka 79 pikë në pozitën e dytë në tabelë, një më pak se Manchester City.

Kurse, Evertoni ndodhet në pozitën e 18-të me 29 pikë, duke e rrezikuar seriozisht rënien nga elita e futbollit anglez.