Sipas raportimeve të fundit në Itali, “Investcorp” mund të nënshkruajë kontratën për blerjen e klubit të Milanit gjatë kësaj jave.
Palët janë tashmë në negociata të avancuara, me shpresën për të përfunduar mbylljen e marrëveshjes para fillimit të muajit maj.
“Il Sole 24 Ore” ka raportuar se “Investcorp” është në rrugën e duhur për të nënshkruar kontratën për blerjen e klubit. Sipas mediumit italian, gjithçka mund të finalizohet më 29 maj, përcjell express.
Klubi i Milanit pritet të shitet për shumën prej 1.1 miliard eurove.
Kujtojmë se “Investcorp” është një fond sovran investimesh me bazë në Bahrejn.
Nëse klubi i Milanit shitet, atëherë 18 herë kampioni italian do të bëhej klubi i parë nga Italia me pronarë nga Lindja e Mesme.