Fjalë Kyçe

Ylli i La Liga-s i thotë “PO”, Milan nis negociatat me klubin

Ylli i La Liga-s i thotë “PO”, Milan nis negociatat me klubin

Dani Ceballos duket shumë afër Milan-it. 

Sipas “Sport Mediaset”, mesfushori i ri spanjoll ka dhënë miratimin e tij për t’u transferuar te kuqezinjtë dhe Milan-i ka nisur negociatat me “Los Blancos” për të gjetur një marrëveshje. 

Klubi kuqezi ofron një huazim dyvjeçar me të drejtën e blerjes të fiksuar mes 32 dhe 35 milionë euro, Real kërkon të përfshijë në marrëveshje të drejtën për ta blerë mbrapsht lojtarin (për një shifër mbi 40 milionë euro), siç ka bërë në të kaluarën me shitjen e Morata-s tek Juventus. 

Palët duken  shumë afër, aq sa negociatat mund të mbyllen brenda pak ditësh. Mbrëmjen e sotme, në Udine, Ceballos do të zbresë në fushë me Spanjën U21 për finalen e Europianit kundër Gjermanisë, më pas do të jetë i lirë të nënshkruajë me kuqezinjtë.