FC Ferizaj ka njoftuar se është bërë me autobus zyrtar të klubit.
Kjo vjen vetëm pak kohë pasi skuadra e Ferizajt e siguroi rikthimin në Superligë, ende pa përfunduar sezoni në Grupin B të Ligës së Parë.
Skuadra e drejtuar nga Arbnor Morina siguroi edhe matematikisht pozitën e parë, që nënkupton edhe rikthimin direkt në elitën e futbollit kosovar.
“Në rrugën e mirëfilltë të organizimit të klubit, skuadra jonë ka bërë brendimin e autobusit zyrtar të klubit, dhe është i gatshëm që të shërbejë për nevojat e klubit tonë”, thuhet në njoftimin e klubit, përcjell express.
Krahas njoftimit, FC Ferizaj ka publikuar edhe disa fotografi të autobusit.