Fjalë Kyçe

Ish-golashënuesi më i mirë i Superligës: Liga e katërt gjermane më e fortë se liga e Kosovës

Ish-golashënuesi më i mirë i Superligës: Liga e katërt gjermane më e fortë se liga e Kosovës

Ka më shumë se dy vite që futbollisti Blerand Kurtishaj e ka lëshuar Kosovën për të vazhduar jetën në Gjermani.

Fillimi i karrierës për të ishte shumë i suksesshëm në vendin tonë, pasi që për dy vite rresht ai ishte shpallur golashënuesi më i mirë i vitit në Superligë.

Tani 25 vjeçari luan te skuadra TSV Rain/Lech që bënë gara në ligën e 4-të të Gjermanisë.

Ai shprehet i kënaqur dhe pavarësisht ofertave nga Kosova, ai nuk e mendon rikthimin.

“I kam zhvilluar 40 ndeshje dhe kam shënuar 17 gola dhe 5 asistime. Tash në korrik këtu fillon sezoni i ri. E kam edhe 1 vit kontratë me klubin. Për momentin nuk e kam në plan që të rikthehem në Kosovë edhe pse më kan pyt disa klube. Liga ku luaj unë lirisht mund të themë që është më e fortë se liga e Kosovës” deklaroi për Indeksonline Kurtishaj.

25 vjeçari kishte luajtur për Trepçën 89 në kualifikime në Ligën e Kampionëve në vitin 2017.