Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, Fitër Bajrami, Maj 2022
Kryeministri i sapozgjedhur i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka uruar festën e Fitër Bajramit, pasi e ka falur atë në Xhaminë e Madhe në Pinjesh të Ulqinit, të hënën.
Ai iu bashkua dhjetëra ulqinakëve në faljen e Bajramit.
Me disa pamje të publikuara nga xhamia ku e ka falur namazin e Bajramit, Abazoviqi ka uruar që për këtë festë të mbizotërojnë paqja dhe solidariteti.
“Uroj që Reisi i Bashkësisë Islame, Rifat Fejziq dhe të gjithë ata që festojnë ta mirëpresin këtë festë me shëndet, shpirt të pastër dhe zemër plot, duke përhapur vazhdimisht idenë e paqes dhe solidaritetit”, ka shkruar Abazoviq në Facebook.