Fjalë Kyçe

Reagon klubi i Valencias: Nuk kemi arritur marrëveshje me Barcelonën për Solerin, nuk jemi as në negociata

Reagon klubi i Valencias: Nuk kemi arritur marrëveshje me Barcelonën për Solerin, nuk jemi as në negociata

Valencia ka mohuar se është arritur marrëveshja me Barcelonën për transferimin e Carlos Solerit.

“AS” sot raportoi se klubet kanë rënë dakord për mesfushorin spanjoll, i cili u tha se nga sezoni i ardhshëm do të jetë pjesë e katalunasve, transmeton Express.

Mirëpo, klubi i Valencias përmes një komunikate të lëshuar në faqen zyrtare të klubit, ka mohuar kategorikisht këto raportime.

“Nisur nga informacionet e publikuara këtë të hënë në Diario AS, Valencia CF mohon kategorikisht se ka një marrëveshje apo se ka ndonjë negociatë me FC Barcelona për transferimin e Carlos Soler. Klubi aktualisht është në negociata të hapura me futbollistin dhe agjentët e tij për të zgjatur marrëdhënien e tij kontraktuale me Valencia CF”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga klubi i Valencias.

Kontrata aktuale e Solerit me klubin spanjoll skadon më 30 qershor 2023.