Skuadra e Liburnit këtë vit do jetë pjesë e Ligës së Kampionëve në futsall si Kampion i Kosovës.
Gjakovarët do jenë të kualifikuar në fazën e dytë të kësaj gare, pasi që koeficienti i tyre është ngritur tashmë falë paraqitjeve që kanë bërë në edicionet e fundit, Liburni dhe tashmë skuadra e shuar, Feniksi.
Kështu me 4 korrik do hidhet shorti për fazën parakualifikuese por edhe për fazën kualifikuese.
Liburni pritet të ketë punë më të vështirë në letër me një skuadër, kurse dy skuadrat tjera do sigurojnë kualifikimin nga parakualifikimet, në grupin e Liburnit.
Pjesë e kësaj gare do jenë tri skuadra shqiptare, Tirana nga Shqipëria, Shkupi nga Maqedonia si dhe Liburni.
Nga të gjitha ekipet e lartëcekura vetëm Liburni ka koeficientin e mjaftueshëm për të mos luajtur në parakualifikime, ndërsa dy skuadrat tjera do jenë pjesë e parakualifikimeve të kësaj gare.