Fjalë Kyçe

Ferizaj e vazhdon bashkëpunimin me lojtarët që e rikthyen në Superligë

Ferizaj e vazhdon bashkëpunimin me lojtarët që e rikthyen në Superligë

Klubi i futbollit Ferizaj e ka vazhduar bashkëpunimin me lojtarët që e ndihmuan të rikthehej në Superligën e futbollit.

Ferizajasit kanë njoftuar sot përmes rrjeteve sociale se pjesa më e madhe e lojtarëve që luajtën në Ligën e Parë, do ta veshin fanellën e këtij ekipi edhe në ligën elitare, shkruan “Gazeta Express”.

“Klubi ynë ka arritur marrëveshje me disa futbollistë të cilët e kanë vazhduar kontratën me klubin tonë edhe për edicionin 2022/23 në Superligen e Kosoves në futboll. Klubi ka arritur marrëveshje me, Kenan Orana, Ramush Ramadani, Gzim Rusi, Bleon Shaqiri, Florim Berisha, Enis Sefa, Laurent Biba, Ergon Hyseni, Genc Berisha, Behar Bardhi, Elbasan Thaqi dhe Edison Rexhepi. Na priftë e mbara”, ka shkruar klubi ferizajas.

Ky klub synon të bëjë edhe përforcime të tjera, në mënyrë që ta ketë një stabilitet në Superligën e futbollit në sezonin e ardhshëm.