Fjalë Kyçe

Kosova niset drejt Qipros

Kosova niset drejt Qipros

Kombëtarja e Kosovës ka udhëtuar sot drejt Qipros.

“Dardanët” nesër do ta luajnë ndeshjen e parë në kuadër të sezonit të ri të Ligës së Kombeve (Nations League).

Me ekipin nuk ka udhëtuar futbollisti Mërgim Vojvoda., i cili për shkak të lëndimit nuk është grumbulluar.

Kosova gjendet në grupin e dytë të Ligës C, së bashku me Qipron, Greqinë dhe Irlandën e Veriut.

Ekipi i Alain Giresse, më 5 qershor në “Fadil Vokrri” do të luajë kundër Greqisë.

Po ashtu si vendas skuadra “verdh e kaltër” do të luajë kundër Irlandës së Veriut.

Ndërkaq më 12 qershor do ta luajë ndeshjen kthyese si mysafire në Greqi.