Fjalë Kyçe

Greqia në epërsi pas pjesës së parë

Greqia në epërsi pas pjesës së parë

Greqia është në epërsi ndaj Kosovës pas pjesës së parë të ndeshjes në “Fadil Vokrri”. Për 1:0 në të mirë të Greqisë ka shënuar kapiteni Tasos Bakasetas. Ai realizoi gol të bukur me goditje nga distanca, pas një intervenimi jo të suksesshëm të mbrojtjes kosovare.

Kosova ka nisur më mirë ndeshjen dhe ka rrezikuar me Arbër Zenelin. Iniciativën e ka pasur edhe në vazhdim, por pa krijuar raste të mira shënimi. Ndërkohë grekët në tentimin e dytë shënuan golin dhe shkuan në pushim me epërsinë prej 1:0.