Fjalë Kyçe

11 largimet nga Drita që mund të krijojnë një formacion të fortë startues

11 largimet nga Drita që mund të krijojnë një formacion të fortë startues

Drita ka larguar plot 11 lojtarë deri më tani nga skuadra, ndërsa është larguar edhe drejtori sportiv Fisnik Kërçeli.

Klubi ka punuar edhe në ardhje, por që numri nuk është i nivelit të kërkuar.

Deri tani janë larguar : Arbër Shala, Përparim Osmani (Përfundon huazimi 6 mujor nga FC Prishtina), Zgjim Mustafa, Filonit Shaqiri, Përparim Livoreka, Haxhi Neziraj, Endrit Krasniqi, Kyrian Nëabueze, Klajdi Burba, Festim Krasniqi dhe Mario Kirev, që ende mbetet në pikëpyetje.

Me këto largime mund ta bësh një skuadër shumë të fortë, shkruan Gazeta Sheshi.

Më poshtë i kemi renditur 11 të larguarit në një formacion, ku natyrisht disa pozita janë adaptuar.